MPJ publikon numrat sos për qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në vendet e prekura në Lindjen e Mesme

Maqedonia

MPJ publikon numrat sos për qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në vendet e prekura në Lindjen e Mesme

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit, nëse kanë nevojë për ndihmë konsullore, të kontaktojnë menjëherë institucionet kompetente përmes numrave të telefonit për raste emergjente (SOS).

Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga udhëtimet në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë.

Për ndihmë dhe asistencë, qytetarët mund të kontaktojnë kontaktet e mëposhtme:

 

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv

Tel: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546

Email: [email protected]

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

Tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736

Email: [email protected]

Në kuadër të Ministrisë është krijuar një shtab krize, i cili monitoron vazhdimisht situatën dhe është në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmën, mbështetjen dhe asistencën.

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje edhe një herë qytetarëve tanë që ndodhen në rajonet e prekura, nëse kanë nevojë për ndihmë konsullore, të kontaktojnë pa vonesë kontaktet e listuara SOS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat