Mickoski: Shtetasit tanë me aeroplan qeveritar do të evakuohen nga Izraeli

Maqedonia

Mickoski: Shtetasit tanë me aeroplan qeveritar do të evakuohen nga Izraeli

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 13:50
Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se një aeroplan qeveritar do të angazhohet në evakuimin e disa qytetarëve maqedonas në Izrael.

Jam në komunikim të përditshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Muçunski, dhe po bëhet një plan për evakuimin e qytetarëve të kapur maqedonas.

Do të punësohet edhe një aeroplan qeveritar për t’i transportuar ata në një nga vendet fqinje, me shumë mundësi në Egjipt.

Aktualisht janë nëntë qytetarë dhe pres që evakuimi të përfundojë deri nesër”, tha Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat