Mickoski për rritjen e çmimeve: Po e ndjekim situatën, së shpejti do të dalim me propozim për zgjidhje

Maqedonia

Mickoski për rritjen e çmimeve: Po e ndjekim situatën, së shpejti do të dalim me propozim për zgjidhje

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 12:35
Mickoski për rritjen e çmimeve: Po e ndjekim situatën, së shpejti do të dalim me propozim për zgjidhje

Ndonëse u paralajmëruan masa, qeveria ende nuk tregon se çfarë do të ndërmerret për uljen e çmimeve të ushqimeve, që janë vazhdimisht në rritje.

I pyetur për këtë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se po e ndjekin situatën dhe se së shpejti do të propozojnë zgjidhje.

“Po mendojmë, konsultohemi me ekspertë në opinion, po ndjekim se çfarë po ndodhë me tregtarët, me prodhuesit, shpërndarësit, por edhe me rrjetet e tregtarëve.

Kështu që ky është një proces serioz, ku hyjmë seriozisht dhe mendoj që shumë shpejtë do të dalim me propozim për zgjidhje. Kur? Këtë periudhë”, tha Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat