Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Maqedonia

Përplasje fizike në mes këshilltarëve në Komunën e Koçanit

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 14:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, ndodhën momente tensionuese, të shoqëruara me incidente dhe përpjekje për konfrontime fizike midis disa prej këshilltarëve.

Atmosfera ishte jashtëzakonisht e elektrizuar, ndërsa debati midis anëtarëve të Këshillit përshkallëzoi deri në konflikt të drejtpërdrejtë verbal dhe fizik.

Në konfrontimin fizik u përfshinë këshilltarët Aki Akiov dhe koordinatori i grupit të këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, Mirce Stojkov.

Siç raportohet, në këtë incident ka intervenuar edhe policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat