Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, ky është i plagosuri/ Mori katër plumba në trup

Maqedonia

Atentati ndaj zyrtarit të BDI-së, ky është i plagosuri/ Mori katër plumba në trup

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 17:38
Foto nga vendi i ngjarjes

I plagosuri nga të shtënat e sotme në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik.

Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski.

Image
Zekirija Shahini

Ndërkohë, nga Qendra e Emergjencës në TOARILUC konfirmuan për MIA-n se personi i lënduar nga të shtënat në qendër të Kumanovës është sjellë tek ata. Ata gjithashtu do të njoftojnë më shumë informacion në lidhje me personin e lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat