Nikolloski: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e Korridorit 8

Maqedonia

Nikolloski: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e Korridorit 8

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 17:04
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski

Fuqimisht jemi të përkushtuar në ndërtimin dhe modernizimin e Korridorit 8, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit transevropian me rëndësi strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike për të gjithë Ballkanin dhe të gjithë Evropën, porositi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, pasi me homologun e tij bullgar Grozdan Karaxhov e nënshkruan Marrëveshjen për tunelin hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, përcjell "AIM".

“Marrëveshja është ëndërr e gjeneratave në të dyja anët e kufirit, diçka për të cilën kemi lexuar, diçka që na është mësuar kur ishim fëmijë se të dy shtetet, dy kryeqytetet, Sofja dhe Shkupi, duhet të lidhen me një lidhje hekurudhore”, tha zv. kryeministri Nikolloski, duke theksuar punën e palodhur dhe përkushtimin për realizimin e projektit.

Sipas Karaxhovit, kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse, theksoi, po përmbushim një ëndërr të shumë gjeneratave.
“Po hapim, po rinovojmë një hekurudhë që është më shumë se 100 vjeçare. Patëm nderin me Nikollovskin ta realizonim këtë projekt”,
tha Karaxhovi, i cili mbërriti në këtë ngjarje me tren nga Qustendilli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat