LSDM: Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll

Maqedonia

LSDM: Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Partia opozitare LSDM ka akuzuar qeverinë për rritje të inflacionit.

Bogdanka Kuzeska nga LSDM tha se situata do të ishte ndryshe nëse do të pranoheshin propozimet e tyre për pagë minimale prej 500 eurove dhe për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore.

“Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund të jetojë.

Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll. Çmimet e pakicës u rritën me 2,8% në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është te produktet ushqimore – ushqimi u shtrenjtua me 6,7%, frutat dhe perimet me 4,3%”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat