Shkupi heq kufizimin për import të miellit

Maqedonia

Shkupi heq kufizimin për import të miellit

Më: 13 shtator 2013 Në ora: 19:45

Qeveria e Maqedonisë ka bërë hapin e parë dhe ka shfuqizuar masën për importin e kushtëzuar të miellit. Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në “Facebook” nga zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha ka shkruar se vendimi do të hyjë në fuqi mesnatën e së shtunës, pra në orën 00:01 pas mesnate. Hoxha ka sqaruar se pas këtij vendimi pritet veprimi i Prishtinës për të hequr embargon dhe kjo do të thoshte pezullim me automatizëm të taksave për hyrje. Zgjidhja e këtij ngërçi në mes dy shteteve është rezultat i takimit të së hënës në Prishtinës, i pasuar me kontakte telefonike në mes zyrtarëve të të dy qeverive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat