LSDM kërkon zgjidhje urgjente të krizës me Kosovën

Maqedonia

LSDM kërkon zgjidhje urgjente të krizës me Kosovën

Më: 13 shtator 2013 Në ora: 20:06

LSDM-ja opozitare apelon për zgjidhje urgjente të krizës me Kosovën dhe kërkon që Qeveria e Kosoves urgjentisht ta tërheqë embargon për prodhimet e Maqedonisë, ndërsa Maqedonia menjëherë ta shfuqizojë vendimin për të dhëna shtesë për qytetarët e Kosovës.

Nga kriza, biznesmenët e Maqedonisë humbin të paktën nga gjysmë milionë euro në ditë. Më shumë janë prekur bujqit dhe transportuesit, kumtoi sot LSDM-ja.

Partia opozitare pyet kush ka dobi nga kriza tregtare me Kosovën dhe pse Qeveria nuk është përpjekur të negocojë për importin e miellit me Qeverinë kosovare, siç e bënte këtë me muaj për importin e grurit me Qeverinë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat