PTHP: Bastisje për armë dhe lëndën narkotike në Haraçinë, Çento, Çair

Maqedonia

PTHP: Bastisje për armë dhe lëndën narkotike në Haraçinë, Çento, Çair

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Prokuroria për Ndjekjen Penale ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi se u po kryhen bastisje në disa vende për shkak të dyshimeve për krime që lidhen me armët dhe lëndë narkotike.

"Këtë mëngjes, oficerët e policisë nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike e NPKO-së, kryen bastisje në disa vende në Haraçinë, Çento, Brest, Inxhikovë dhe Çair për shkak të dyshimit të kryerjes së kirmeve që lidhen me armët dhe drogën", njoftojnë nga Prokuroria.

Nga atje nuk japin më shumë detaje rreth hetimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat