Iseni: Implementimi i “Safe City” mund të prolongohet për një muaj shtesë

Maqedonia

Iseni: Implementimi i “Safe City” mund të prolongohet për një muaj shtesë

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 22:53
Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni

Zëvendësministri i MPB-së, Astrit Iseni, tha se e përgëzon projektin “Safe City”.

Ai tha se ata kanë planifikuar në fillimi që periudha testuese të jetë një muaj, por sipas gjitha gjasave kjo periudhë testuese do të zgjasë edhe një muaj shtesë.

“Dhe, planifikojmë që diku të fillojë implementimin me 1 shkurt 2026. Ambiciet e MPB-së, janë që ky sistem i Safe City të shtrihet në të gjithë territorin e RMV-së dhe njashtu mendojmë se ky sistem duhet të shtrihet në çdo rrugë, çdo rrugicë që këtë siguri ta ndjejë çdo qytetarë”, deklaroi Iseni.

Ai tha se qëllimi nuk është vetëm vendosja e kamerave por edhe përpunimi i asaj që regjistrohet çdo vepër penale që regjistrohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat