Privohen nga liria dy persona nga Shkupi, u kapën me drogë

Maqedonia

Privohen nga liria dy persona nga Shkupi, u kapën me drogë

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 20:16
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona nga Shkupi nën dyshimin për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

Arrestimet janë kryer pas një aksioni policor në komunën e Karposhit, ku gjatë një kontrolli në një apartament është zbuluar një sasi e madhe droge.

Të arrestuarit janë dy banorë të Shkupit M.M. (36) dhe K.M. (29).

Ata janë privuar nga liria rreth orës 20:00 nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike të Byrosë për Siguri Publike.

Me urdhër paraprak gjyqësor, policia ka kryer kontroll në banesën e K.M., ku janë gjetur dhe sekuestruar amfetaminë, tableta ekstazi, marihuanë, si dhe një peshore digjitale, që sipas autoriteteve ngrit dyshime për rishitje të narkotikëve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat