Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem se do të punojë me nder e përkushtim

Maqedonia

Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit: Zotohem se do të punojë me nder e përkushtim

Më: 16 janar 2026 Në ora: 17:21
Valbon Limani

Valbon Limani mori mandatin si kryetar i komunës së Gostivarit ku edhe premtoi se do të punojë me nder e përkushtim për të gjithë qytetarët.

Limani tha se edhe slloganin e kishin “Me Gostivarin në zemër” që siç tha, në zemër janë fëmijët që mbushin shkollat e rinia që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Ai tutje tha se, secila punë do të bëhet me Gostivarin në zemër.

“Zotohem para Zotit dhe para jush se do të punojë me nder, përkushtim e frymëzim për secilin nga ju, e padyshim se do të punojë me Gostivarin në zemër”, tha Limani.

Ai fitoi në zgjedhjet e përsëritura në Komunën e Gostivarit më 11 janar, ndërsa si kundërkandidat kishte Nevzat Bejtën, i cili u përkrah nga VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat