Gashi: Kuvendi miraton ndryshime ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilia

Maqedonia

Gashi: Kuvendi miraton ndryshime ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilia

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 19:29
Afrim Gashi

Në seancën e 84-t të Kuvendit të RMV-së, u miratua Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e Veçantë për persona të dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve dhe pedofili.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Ky ndryshim ligjor synon të forcojë mbrojtjen e fëmijëve dhe të përmirësojë mekanizmat e kontrollit për personat e dënuar për keqpërdorim seksual.

Me këtë hap, tregojmë angazhimin tonë për një shoqëri më të sigurt dhe për drejtësi për viktimat e këtyre krimeve”, ka shkruar Gashi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat