Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Më: 16 mars 2026 Në ora: 09:08
Vendkalime kufitare

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje njoftojnë se rruga Ohër - Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës do të jetë e mbyllur për trafik për të gjitha llojet e automjeteve nga 21 nëntori 2025 deri më 31 mars 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat