Kasami: Këto ditë pritet të formohen grupet e punës për zgjidhjen e kërkesave të studentëve

Maqedonia

Kasami: Këto ditë pritet të formohen grupet e punës për zgjidhjen e kërkesave të studentëve

Më: 7 prill 2026 Në ora: 13:30
Bilall Kasami

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami sot para gazetarëve tha se fillimisht duhet të formohen grupet e punës dhe pastaj do të shohim një pasqyrë më të qartë për zgjidhjen e problemit të studentëve.

"Koha e zgjidhjes do të varet nga grupet e punës, të cilët do të merren me ofrimin e zgjidhjes konkrete se si kjo çështje të zgjidhet, domethënë nga takimi i parë të grupit të punës do të kemi edhe pasqyrën më të qartë se kur dhe si do të mund të zgjidhet kjo çështje", tha Kasami.

Kasami tha se grupet e punës ende nuk janë formuar por, siç thotë, këto ditë do të formohen.

Kasami shtoi se studentët kanë të drejtë që provimin e jurisprudencës të japin në gjuhën amtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat