Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

Maqedonia

Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

Më: 13 prill 2026 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Radhë të gjata dhe kolona automjetesh vërehen këtë pasdite në pikat e pagesës në të gjithë vendin, derisa qytetarët kthehen në Shkup pas fundjavës së festave.

Sipas informacioneve, ka kolonë rreth një kilometër të gjatë në pikën e pagesës pranë Sopotit në drejtim të Shkupit.

Intensiteti i shtuar i trafikut është për shkak të kthimit të qytetarëve nga fundjava e zgjatur, gjë që krijon vonesa dhe pritje më të gjata në pikat e pagesës.

Autoritetet u bëjnë apel shoferëve të jenë të duruar dhe të kujdesshëm në trafik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat