U zgjodhën delegatët nga Tetova për kongresin e 9 të PDSH

Maqedonia

U zgjodhën delegatët nga Tetova për kongresin e 9 të PDSH

Më: 6 maj 2026 Në ora: 22:46
Kuvendi në Tetovë

Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë, dega e Tetovës zhvilloi Kuvendin e saj Zgjedhor, ku u realizuan me sukses të gjitha procedurat organizative .

Gjatë punimeve, kuvendarët zgjodhën delegatët e degës së Tetovës , duke ndjekur me përpikëri normat statutare dhe standardet demokratike të votimit .

Po ashtu, u miratua propozim-lista për Kuvendin Qendror nga dega e Tetovës .

Në përmbyllje të kuvendit, të pranishmëve iu drejtua kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, i cili vuri në pah rëndësinë e organizimit dhe përkushtimit për një Kongres të IX të suksesshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat