Sekuestrohet sasi e madhe e drogës në bodrumin e një ndërtese në Komunën Aerodrom

Maqedonia

Sekuestrohet sasi e madhe e drogës në bodrumin e një ndërtese në Komunën Aerodrom

Më: 9 korrik 2026 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se më 8 korrik, kanë gjetur një sasi të madhe të llojeve të ndryshme të drogës në një hapësirë të braktisur të bodrumit të një ndërtese në Komunën e Aerodromit.

Më 08.07.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup.

Pas masave të ndërmarra paraprakisht, në hapësira të braktisura të bodrumeve në një ndërtesë në territorin e Komunës së Aerodromit është gjetur një sasi më e madhe e llojeve të ndryshme të drogës narkotike: lëndë e bardhë në formë gungash, kërpudha halucinogjene, një qese me një sasi më të madhe tabletash – ekstazi, marihuanë dhe tre peshore digjitale".

"Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat