Zgjedhjet në Bërvenicë, OBRM-PDUKM do të garojë me Stojanço Radiçevskin

Maqedonia

Zgjedhjet në Bërvenicë, OBRM-PDUKM do të garojë me Stojanço Radiçevskin

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 11:45
Stojanço Radiçevski

OBRM-PDUKM ka zyrtarizuar kandidaturën e Stojanço Radiçevskin për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski.

Deklarata:

“Në një mbledhje të rregullt të Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, njëzëri u votua Stojanço Radiçevski si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale.

Ai është kryetar aktual i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së në Bërvenicë, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” dhe është magjistër i së drejtës civile”, bëjnë të ditur nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat