QMK: 30 zjarre në hapësira të hapura, 12 ende aktive

Maqedonia

QMK: 30 zjarre në hapësira të hapura, 12 ende aktive

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 22:06
Fotoilustrim

Deri në orën 18:30 të 8 tetorit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 30 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 12 zjarre janë ende aktive, 2 janë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar.

Zjarre aktive janë regjistruar në komunat Studeniçan, Çashkë, Likovë, Dëbarcë, Vinicë, Vrapçisht, Manastir, Novaci dhe Prilep. Ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për stabilizimin e situatës dhe lokalizimin e zjarreve.

Ndërkohë, dy zjarre janë nën kontroll në komunat Kumanovë dhe Koçan.

Sipas të dhënave, 16 zjarre janë shuar në komunat Saraj, Qendër, Çair, Aerodrom, Gazi Babë, Mogillë, Dollnen, Demir Hisar, Bosillovë, Vasilevë, Makedonska Kamenicë, Vinicë, Kumanovë, Kratovë dhe Vrapçisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat