MPB-ja e Maqedonisë së Veriut nis veprimet për të sqaruar rastin dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme të zyrtarëve policorë
Dy të rinj shqiptarë nga Shkupi pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të njësisë kundër drogës, pas ndalimit të tyre nga policia për identifikim.
Sipas deklarimeve të tyre, fillimisht ata janë ndaluar nga zyrtarët policorë për t’u legjitimuar, por më pas, siç pretendojnë, ndaj tyre është ushtruar dhunë.
Rasti ka nxitur reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e cila ka bërë të ditur se po ndërmerr masa dhe aktivitete për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Sipas njoftimit të ministrisë, veprimet po ndërmerren me qëllim të përcaktimit të përgjegjësisë së mundshme të zyrtarëve policorë të përfshirë në rast.
Pritet që hetimet dhe sqarimet zyrtare të hedhin dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur gjatë ndalimit të dy të rinjve dhe nëse ka pasur tejkalim të autorizimeve policore.