Parlamenti zgjedh Qeverinë e re më 19 qershor

Maqedonia

Parlamenti zgjedh Qeverinë e re më 19 qershor

Më: 8 qershor 2014 Në ora: 12:51

Mandatari për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni, Nikolla Gruevski sot ka dorëzuar në Parlament përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin qeverisëse të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI për periudhën 2014-2018.

Në komunikatën nga atje thuhet se në përputhshmëri me Rregulloren e Parlamentit, seanca për zgjedhjen e qeverisë së re do të mbahet më 19 qershor.

“Duke rikujtuar në atë që është përmendur, pra konfirmimin për përcaktimin e respektimit të Kushtetutës e ligjeve, ftoj kolegët deputetë nga opozita të kenë parasysh interesat e Maqedonisë dhe të vijnë në Parlament. E ardhmja evropiane dhe euroatlantike është qëllim i jonë i përbashkët, ndërsa Parlamenti është vendi ku me forca të përbashkëta atë mund të bëjmë”, thuhet në komunikatën e Parlamentit.

Tashmë janë zyrtarizuar gati edhe emrat e ministrave dhe ndarjen e resorëve ministror midis dy partive, VMRO e BDI. Qeveria e re kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar, por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore.

Nikola Gruevski – kryeministër
Zoran Stavrevski – zëvendëskryeministër dhe ministër i financave
Musa Xhaferri – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për evrointegrime
Vladimir Peshevski – zëvendëskryeministër për ekonomi
Gordana Jankullovska- ministre e brendshme
Nikola Popovski – ministër i jashtëm
Zoran Joleski – ministër i mbrojtjes
Adnan Jashari – ministër i drejtësisë
Bekim Neziri – ministër i ekonomisë
Nikola Todorov – ministër i shëndetësisë
Mile Janakievski – ministër i transportit dhe lidhjeve
Abdilaqim Ademi – ministër i arsimit
Dime Spasov – ministër i punës dhe politikave sociale
Mihail Cvetkov – ministër i bujqësisë
Elizabeta Kançeska – Milevska – ministre e kulturës
Lirim Shabani – ministër i pushtetit lokal
Nurhan Izairi – ministër i ekologjisë
Ivo Ivanovski – ministër i shoqërisë informatike dhe administratës

Ministra pa portfol:
Visar Fida
Vele Samak
Bil Pavlevski
Xheri Naumov
Goran Mickovski
Nedxhdet Mustafa
Furhan Çako

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat