Policia: Po i shpartallojmë grupet e armatosura

Maqedonia

Policia: Po i shpartallojmë grupet e armatosura

Më: 9 maj 2015 Në ora: 10:27

Zëdhënësi i policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski ka deklaruar se ppolicia gjatë konfrontimeve të sotme ka shpartalluar një grup të armatosur dhe po vazhdon ta bëjë atë edhe në këto momente deri në pastrimin e tërësishëm të këtyre grupeve.

Aksioni po vazhdon ende, por nuk ka të shtëna me armë. Poplicia apelon te qytetarët që të mbesin nëpër shtëpitë e tyre, ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të dalin jashtë pasi mund të pësojnë ndonjë lëndim.

Makinat e ambulancës së ndihmës së shpejtë vazhdojnë të qëndrojnë në terren por nuk jepen informacione shtesë për të plagosur të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat