Për gjashtë ditë 10.000 refugjatë kanë hyrë në Maqedoni

Maqedonia

Për gjashtë ditë 10.000 refugjatë kanë hyrë në Maqedoni

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 18:07

Pothuajse 10.000 refugjatë e kanë kaluar kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë në vendkalimin Gjevgjeli ndërmjet 1 dhe 6 shtatorit, ndërsa në të njëjtën kohë në Preshevë janë regjistruar 7.720 refugjatë, kumtoi sot Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Në komunikatën e UNICEF-IT thuhet se pjesa më e madhe e refugjatëve është nisur drejt Serbisë, prej nga do ta vazhdojnë rrugën drejt destinacioneve të fundit në perëndim të Evropës.

Nga qershori kufirin greko-maqedonas e kanë kaluar më shumë se 64.000 refugjatë, ndërsa në periudhën e njëjtë në kufirin serb janë regjistruar 89.161, njoftoi UNICEF-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat