Arifi: Numri i refugjatëve po rritet çdo ditë, apelojmë për ndihmë

Maqedonia

Arifi: Numri i refugjatëve po rritet çdo ditë, apelojmë për ndihmë

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 07:59

Fejzullah Arifi, aktivist nga Kumanova në profilin e tij në Facebook apeloi për ndihmë ndaj refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika të cilët po kalojnë transit nëpër Maqedoni.

“Për çdo ditë arrijnë shumë refugjat në Tabanoc, numri i tyre është duke u rritur nē mënyrë drastike që nënkupton edhe rritje të nevojës për ndihmë në ushqim dhe veshmbathje.

Apelojmë te të gjithë qytetarët për përkrahje,; secili sipas mundësisë që ka të na bashkëngjitët në karvanin e bamirësisë, humaniteti nuk na varfëron por na bënë edhe më të pasur shpirtërisht dhe materialisht prandaj të jemi sa më aktiv në këto ditë të rënda që po kalojnë migrantët e vendeve të përfshira në luftë.”, deklaroi Fejzullah Arifi, aktivist nga Kumanova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat