LSDM: Poposki dhe Gruevski me rrethoja nuk mund të zgjidhin krizën e refugjatëve - Bota Sot
LSDM: Poposki dhe Gruevski me rrethoja nuk mund të zgjidhin krizën e refugjatëve

Maqedonia

LSDM: Poposki dhe Gruevski me rrethoja nuk mund të zgjidhin krizën e refugjatëve

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 15:04

Nikolla Gruevski dhe ndjekësit e tij si Nikolla Poposki dinë që të vendosin vetëm rrethoja dhe të ngrisin mure. Kriza me refugjatët nuk zgjidhet me rrethoja, por me zgjidhje sistematike, porositën nga LSDM-ja.

Nga partia theksuan se për shkak të politikave të papërgjegjshme të Gruevskit, tash janë futur në grevë urie edhe shoferët e trenave.

“ Dukshëm pushteti i Gruevskit nuk ka kapacitet që të përballet me krizën e refugjatëve dhe nuk mund që të siguroje një transit të sigurt të refugjatëve në shtet.

Greva e urisë e shoferëve të trenave, për shkak të pagave të papaguara, në mënyrë plotësuese e komplikon situatën që është rezultat i politikave të papërgjegjshme të pushtetit të Gruevskit”, thuhet në njoftimin e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...