Mediat maqedonase provokojnë: Shqiptarët do rrëmbejnë jugun e Serbisë - Bota Sot
Mediat maqedonase provokojnë: Shqiptarët do rrëmbejnë jugun e Serbisë

Maqedonia

Mediat maqedonase provokojnë: Shqiptarët do rrëmbejnë jugun e Serbisë

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 09:36

Paralajmërimin se deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës do ta bëjnë shpalljen e një Asociacioni të qyteteve shqiptare dhe formimin e komunave të reja, në mënyrë të ngjashme me serbët e Kosovës, mediat maqedonase e kanë paraqitur si paralajmërim për kindapimin e Luginës së Preshevës (Kosovës Lindore) nga ana e shqiptarëve atje.

Portali Press 24 duke cituar mediat serbe, shkruan se: “Me këtë dokument shqiptarët dëshirojnë të kindapojnë Jugun e Serbisë”, duke aluduar tek dokumentin që paraqet strategjinë e shqiptarëve për krijimin e Asociacionit të qyteteve shqiptare dhe formimin e komunave të reja, në mënyrë të ngjashme me serbët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...