Një aeroplan grek ka hyrë në hapësirën ajrore të Maqedonisë

Maqedonia

Një aeroplan grek ka hyrë në hapësirën ajrore të Maqedonisë

Më: 14 prill 2016 Në ora: 13:30

Një aeroplan i Greqisë në orën 10 e 30 ka hyrë në hapësirën ajrore të Maqedonisë, bëjnë të ditur mediat në Maqedoni.

Televizioni Telma i Maqedonisë njofton se aeroplani i tipit “Fantom” ka hyrë rreth një kilometër në hapësirën ajrore të këtij shteti,

Aeroplani ka qenë pjesë e grupit të aeroplanëve që kanë fluturuar në vendin kufitar në aksionin e kontrollit të krizës së refugjatëve në këtë pjesë të Greqisë.

Nga Ushtria e Maqedonisë është thënë se janë regjistruar fluturime të aeroplanëve të ushtrisë greke në afërsi të kufirit, si dhe pjesëtarët e ushtrisë maqedonase kanë konstatuar se një aeroplan grek ka kaluar kufirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat