Komandant Hoxha tregon se kush dha urdhër për ti sulmuar djemtë e UÇK-së në Kumanovë

Maqedonia

Komandant Hoxha tregon se kush dha urdhër për ti sulmuar djemtë e UÇK-së në Kumanovë

Më: 31 maj 2016 Në ora: 14:38
Xhezair Shaqiri

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha sërish ka komentuar rastin e Kumanovës dhe vendimin qeveritar për ti nderuar policët e rënën më 9 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai madje nuk habitet me vendimin e VMRO-BDI për ngritjen e përmendoreve policëve të vrarë në Kumanovë.

“Unë nuk po vërej skandal në këtë vendim ku BDI-VMRO kanë marr vendim që t’iu ngrisin përmendore policëve të vrarë në Kumanovë.

Të besosh që BDI nuk ka dhënë urdhër që të sulmohen djemtë e UÇK-së në Kumanovë , duhet të jesh naiv, i krisur, ose të kesh interes partiak e personal.

Ali Ahmeti vet e ka pranuar se ditën e sulmit në Lagjen e Trimave qysh në orët e hershme të mëngjesit ka qenë në selinë e partisë dhe nuk ka marr asnjë një nismë për ti ndihmuar djemtë e UÇK-së.

Aliu vet e pranon se kah fundi i ditës ka patuar një telefonatë nga grupi i Kumanovës, i cili ishte i rrethuar nga njësitet speciale maqedonase dhe nuk ka ndërmarr asgjë. Të vetmen gjë që ka bërë i ka tradhtuar dhe vrarë pasi janë dorëzuar në besë të këtij të pa besi .

A nuk ka mundur Ali Ahmeti ta kërcënon Sashën e Nikollën se, nëse menjëher nuk i ndalin sulmet për disa minuta do të dal prej qeverisë. Në këtë mënyrë Maqedonia nuk kishte qeverisje.

Por jo qe besa, Aliu nuk del nga qeveria as sot as kur e gjithë bota po e lusin të largohet nga krimineli Gruevski. Nuk del se edhe vet i ka lyer duart me gjak shqiptari. Kush të dojë le ti beson ëndrrës së gomarit Ali, por një ditë do të del zhgëndërr”, është shprehur Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat