“Çadra e iftarit” në Gostivar për 200 agjërues skamnorë gjatë tërë Ramazanit

Maqedonia

“Çadra e iftarit” në Gostivar për 200 agjërues skamnorë gjatë tërë Ramazanit

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 11:58
Iftar për skamnorët

Me iniciativë të disa afaristëve dhe banorëve të Gostivarit, të asistuar edhe nga Komuna dhe Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame, në hapësirat e parkingut të madh përballë Qendër për Kulturë për çdo natë brenda muajit të Ramazanit, do të organizohet përgatitja e iftarit kolektiv për familjet në nevojë.

Për t’i dhënë përkrahje iniciativës dhe organizatorëve, në natën e dytë të Ramazanit “Çadra e Iftarit”, siç është pagëzuar nga nismëtarët, u vizitua nga kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, myftiu i Myftinisë së BFI-së Shaqir Fetahu, si dhe ministrat nga qyteti i Gostivarit Valdet Xhaferi dhe Furkan Çako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat