Mjekët për rastin “Lagja e Trimave”: Të akuzuarit nuk janë të lënduar

Maqedonia

Mjekët për rastin “Lagja e Trimave”: Të akuzuarit nuk janë të lënduar

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:04
Të akuzuarit për rastin 'Lagjia e Trimave'

Pas intervenimit të ndihmës së shpejtë mjekësore gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore në Gjykatën penale të Shkupit për rastin “Lagja e Trimave”, mjekët kanë konstatuar se të akuzuarit nuk janë të lënduar e as të malltretuar, duke dhanë dritë jeshile për vazhdim të procesit gjyqësor.

Në gjykatën penale të Shkupit sot ka vazhduar seanca kryesore e procesit gjyqësor për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.

Edhe pas ndihmës së shpejtë mjekësore e cila është thirrur pasi që gjashtë të akuzuar janë ankuar për probleme shëndetësore dhe lëndime të cilat sipas tyre u janë shkaktuar gjatë bartjes nga burgjet ku janë të paraburgosur.

Për këtë arsye, avokatët e tyre kanë kërkuar shtyrje të seancës së sotme, por janë refuzuar nga këshilli gjykues, pasi që ekipet mjekësore kanë konstatuar se gjashtë të akuzuarit nuk kanë asnjë lëndime të dukshme ose tjera dhe se janë të aftë ta ndjekin gjykimin.

Prej atje shtojnë se pa dashur të ndërhyjnë në arsyet për kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e seancës kryesore dëgjimore, qëndrimi i gjykatës është se “çfarë do qoftë shtyrje e procedurës nuk është në doni të asnjërës nga palët në rastin“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat