Eroll Ollçak, njeriu i afërt i Erdoganit nga Çerkezi i Kumanovës: si u vra së bashku më të birin 16-vjeçar në urën e Bosforit

Maqedonia

Eroll Ollçak, njeriu i afërt i Erdoganit nga Çerkezi i Kumanovës: si u vra së bashku më të birin 16-vjeçar në urën e Bosforit

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 21:57
Eroll Ollçak

Ndër viktimat e djeshme pas sulmeve të një grupi ushtarak të Turqisë si tentativë për të formuar grushtet, ishte edhe një dhëndër shqiptari, gjegjësisht i martuar me njërën nga mbesat e hafëzit të njohur nga Shkupi, hafëz Idrizit.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Eroll Ollçak me origjinë nga Çerkezi i Kumanovës, i cili së bashku me djalin e tij 16-vjeçar pas përleshjeve në urën e Bosforit, urë kjo që lidh pjesën lindore dhe perëndimore të Stambollit.

Nga ajo që mësojn mediat nga të afërmit e familjes së gruas së tashmë të ndjerit Ollçak, e cila vjen nga Shkupi, ai ka qenë njëri ndër themeluesit dhe emëruesit e AKP partisë, dhe njeriu më i afërt i presidentit Erdogan..

“Eroll Ollçak është dhëndër Shkupi, gruaja e tij është njëra ndër mbesat e hafëz Idrizit. Ai e ka prejardhjen nga Çerkezi, ndërsa afërsia e tij me Taip Erdoganin daton që nga viti 1993 kur Erdogani kandidoi për kryetar të Stambollit. Që nga ajo periudhë Eroll Ollçak ka qenë  udhëheqës i politikës së Erdoganit, me ç’rast Erdogan u zgjodh kryetar Stambolli”, deklaroi Adnan Idriz, i afërm me Eroll Ollçak, nga Shkupi.

Përveç tjerash sipas Idrizit, Eroll Ollçak ka qenë emërues i partisë së AKP-së dhe një biznesmen i suksesshëm i marketingut.

“Se sa ka qenë i rëndësishëm Eroll Ollçak për partinë e Erdoganit, vlen të përmendet se i njëjti ka pagëzuar partinë me emrin AKP. Po ashtu Ollçak ka qenë një biznesmen i njohur i marketingut me firmën e tij “Arter”, shtoi Idrizi.

Po pse u vra Eroll Ollçak?

“Erolli gjithnjë ka qenë synim i akteve terroriste ngase siç e potencova edhe më herët ai ishte “truri i partisë” dhe këshilltari më i afërt i Erdoganit. Shpesh herë është përmendur nëse duhet të vritet i pari i AKP-së, ai do jetë Eroll Ollçaki. Kështu edhe ndodhi, kur Erolli së bashku me djalin e tij 16-vjeçar kishin dalur në mbrojtje të urës së Bosforit, dhe janë goditur nga forcat separatise të organizatës terroriste “Feto” derisa ndodheshin në veturë”, shprehet me keqardhje Adnan Idrizi.

Në fund, Idrizi zbuloi se presidenti i shtetit turk Taip Erdogani në shoqëri me Eroll Ollçakin kishin vizituar shpesh herë në mënyrë private familjen e hafëz Idrizit në Shkup. 

Nga kjo që u tha më lartë parashtrohet pyetja, a thua vallë nëse presidenti Erdogan ka njohur mentalitetin historik të “çerkezëve” të cilët në periudhën e sundimit osman njiheshin si kalorës më të mirë, popull besnik dhe i gjithë shkëmbimi i letrave zyrtare shkonte nëpërmjet tyre(ata jetën e jepnin letrat si jepnin), kështu që t’ia besonte gjithë politikën e tij  një “çerkezaliut”?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat