Kriza politike, analistët presin zgjidhje javën tjetër

Maqedonia

Kriza politike, analistët presin zgjidhje javën tjetër

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 21:37
Ilustrim

Kush do të marrë kompetencat udhëheqëse në MPB-në është e një rëndësie të veçantë, mbi të gjitha për shkak të nevojës për bashkëpunim të kësaj ministrie me Prokurorinë Publike Speciale dhe mundësitë ligjore që do të ofrojë e njëjta për punën e PSP-së. Kështu vlerësojnë ekspertët politik. Xhelal Neziri mendon se seria e bisedimeve “Përzhino 2”, javën që vjen do të konkretizohet me një marrëveshje për shkak të presionit të shtuar ndërkombëtar.

“Presioni ndërkombëtar, diplomacia agressive e cila filloi të implementohet në raport me zgjidhjen e krizës në Maqedoni, po jep rezultate. Nëse liderët nuk do të pajtohen që të nënshkruajnë marrëveshje dhe të biejn dakord për pikat që kanë të bëjnë me mediat, pastrimin e listave zgjedhore, poashtu edhe me kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, atëherë dihet se shtetin e pret një izolim i tmerrshën financiar i cili do të reflektojë negativisht tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sidomod tek ata që janë të punësuar në administratën shtetërore publike”, deklaroi analisti politk Xhelal Neziri.

Ndërkaq Petar Arsovski mendoj se debatet lidhur me kompetencat e drejtuesit të MPB-së janë një gjetje e VMRO-DPMNE-së e cila mundohet të zvarritë bisedimet. E njëjta situatë ishte edhe me rastin e Ligjit pët falje nga ana e presidentit Gjorgje Ivanov.

“Patjetër duhet të mbyllen kapitujt rreth kompetencave dhe formatit të qeverisë së re, rreth reformave që duhet të realizohen, rreth kurisimit dhe euro-obligacionit e kështu me radhë. Mendoj se jemi të fokusuuar më shumë se ç’duhet në vetë aspektet politike të këtyre bisedimeve, cili është formati i qeverisë kush kujt cfarë do t’i ofrojë, kur do të mbahen bisedimet se sa në thelbin e procesit të bisedimeve që të njëjtit duhet të sigurojnë. Partitë duhet të tregojnë vullnet në përmbushjen e këtyre proceseve, ndërsa çështja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe kur do të arrihet marrëveshje ngelen të parëndësishme”, tha analisti politk Petar Arsovski.

Analistët rekomandojnë që partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës të tregojnë më tepër gatishmëri në këtë fazë të bisedimeve dhe të tejkalojnë interesat partiake për hir të interesave të përgjithshme shtetërore e shoqërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat