Maqedoni, borxhi arrin në 5 miliardë euro

Maqedonia

Maqedoni, borxhi arrin në 5 miliardë euro

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 08:48
Ilustrim

Maqedonia ka marrë një borxh të ri prej 450 milionë euro duke e çuar kështu borxhin e saj të përgjithshëm në rreth 5 miliardë euro. Borxhi i ri është realizuar përmes bonove të thesarit dhe duhet të kthehet brenda 7 viteve me një kamatë vjetore prej 5.6 për qind, apo pas kësaj periudhe Maqedonia duhet të kthejë gjithsej 770 milionë euro.

Qeveria thotë se marrja e borxhit ishte e detyrueshme për të ruajtur stabilitetin ekonomik dhe likuidimin financiar për paga, pensione, pagesa sociale dhe transferta të tjera financiare.

“Paratë nga shitja e bonove të thesarit do të shfrytëzohen për nevoja buxhetore gjatë viteve 2016 dhe 2017, si dhe për pagesën e borxheve të vjetra. Ekipi qeveritar ka arritur të sigurojë fonde të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe ritmin e zhvillimit të ekonomisë maqedonase”, thuhet në sqarimin me shkrim të Ministrisë së Financave.

Qeveria thotë se kredia e re do të mund të sigurohet me kushte edhe më të mira sikur të mos ishin siç thuhet “obstruksionet e opozitës”.

Por, Lidhja Social Demokrate ka hedhur poshtë pretendimet e pushtetit duke e akuzuar qeverinë për shkatërrimin dhe falimentimin e ekonomisë së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat