Maqedonia në vendin e fundit në Evropë për cilësinë e jetesës

Maqedonia

Maqedonia në vendin e fundit në Evropë për cilësinë e jetesës

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 20:05
Shkupi

Maqedonia gjendet në vendin e fundit në Evropë sipas „cilësisë së qëndrueshme të jetesës“, thotë firma konsulentë për menaxhim global Boston Consulting Group BKG, njëra nga firmat udhëheqëse botërore konsulentë për strategji biznesi, në raportin e saj vjetor për vitin 2016.

BKG e mat „mirëqenien e qëndrueshme“ të një vendi në bazë të 44 treguesve të ndryshëm, ndërsa BPV për kokë banori është vetëm njëri nga to. Treguesit, mes tjerash e matin edhe normën e papunësisë, inflacionin, përhapjen e sëmundjeve, jetë zgjatjen e pritur, cilësinë dhe qasjen e arsimit, cilësinë e infrastrukturës, gjendjen me mjedisin jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë të tjera transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit të BKG për vitin 2016 Maqedonia ka notën më të ulët, 42.9, ndërsa menjëherë pas saj vjen Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5.

Vijojnë pas tyre Bosnja dhe Hercegovina me 48.5, pastaj Ukraina me 49.1 dhe Shqipëria me 50.

Nga vendet tjera të Ballkanit më mirë radhiten Sllovenia me 63.4, Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6.

Cilësia e jetesës është më e mirë në Norvegji 100, në Holandë 95, Finlandë 94.9 dhe Gjermani 93.6.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat