Bregdeti shqiptarë më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Bregdeti shqiptarë më i preferuar për qytetarët e Maqedonisë

Më: 3 gusht 2016 Në ora: 20:54
Ilustrim

Bregdeti shqiptar me peizazhe dhe plazhe shumë të bukura dhe mikpritje të madhe vazhdon të mbetet më tërheqës për pushuesit nga Maqedonia dhe Kosova. Vikendin që lëmë pas rreth 30 mijë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova kanë kaluar pikën e kalimit kufitar Morinë. Qytetarët e anketuar për Alsat M thonë se infrastruktura e mirë, çmimet e volitshme kanë bërë që shumë qytetarë nga vendi ti vërshojnë plazhet shqiptare.

“Shqipërinë. Gjithnjë atje jam tu shku edhe më pëlqen shumë. Shkoj në Gjirin e Lalzit, ndërmjet Tiranës edhe Durrësit. Gati qe katër vite me radhë, mir më duket, shumë mir është në atë vend..Kam qenë edhe në Ksamil, mir është po është pak larg, udhëtimi më fëmijë është më rëndë”.

“Shqipërinë natyrisht. Deri tash nuk kam qenë se nuk kam pas mundësi me ardhur qe 8 vjet..dëshirë kam dhe zemra thotë të shkoj”.

“Në Shqipëri kam qenë një herë, shumë mirë është, infrastruktura ka filluar të zhvillohet me të madhe, na gëzon që e kemi shtet amë, por mundësitë e bëjnë të veten”.

“Durrësi është më i mirë, kam qenë në Durrës dhe shumë mirë është atje, Durrësi është shumë bukur”.

Edhe agjencitë turistike në vend konfirmojnë atë se qytetarët e Maqedonisë si pikë më të preferuar turistike kanë bregdetin shqiptar.

“Interesimi është aty ku është pak më lir, çmimet janë shumë të kapshme, diku pansioni i plotë në Durrës ose Shkëmbin e Kavajës është 15 euro mëngjes, drekë dhe darkë. Në Ksamil çmimet janë të ndryshme. Interesimi është i mir dhe ka udhëtar që kanë udhëtuar shumë....Autobus ka çdo ditë në ora 9 në mëngjes dhe në ora 9 në mbrëmje ku bëhet edhe paket turistike 7 ditore, 5 ditore ose 10 ditore, varet prej klientit se ata çfarë kërkojnë. 25 euro ëhstë bileta kthyese Durrës dhe Kavajë, në Sarandë dhe Ksamil është 50 euro ndërsa për në Vlorë është 40 euro”, deklaroi Liridona Aliu, Agjencia Turistike “Mërgimi Sky”.

Sipas statistikave të policisë shqiptare, vetëm gjatë muajit korrik, në Shqipëri kanë hyrë 450 mijë shtetas nga Maqedonia dhe Kosova. Mesatarisht, sipas policisë shqiptare pikën kufitare e kalojnë rreth 17 mijë vizitorë në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat