Masa mbrojtëse për banorët nga rajonet e vërshuara

Maqedonia

Masa mbrojtëse për banorët nga rajonet e vërshuara

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 08:56
Vërshimet në Maqedoni

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetësisë së banorëve në rajonet e vërshuara në Maqedoni, janë lëshuar ekipe të endokrinologëve dhe infektologëve, ka filluar dezinfektimi dhe është marrë edhe rekomandimi për evakuimin e personave të rrezikuar. Këto janë pjesë të masave që sot i miratoi Komisioni për sëmundje infektive.

Kryetarja e Komisionit për sëmundje infektive, Jovanka Kostovska, deklaroi se ekipi nga endokrinologët nga Klinika për endokrinologji, nga SPQ "8 Shtatori" dhe nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, do t'i vizitojnë përdoruesit e insulinit dhe do të ndajnë terapi.

Ai përkujtoi se është kryer dezinfektim në Ilinden, Butel dhe në Kisella Vodë me gjithsej 35 mijë metër katror, nga dje ka filluar dezinfektimi i shtëpive në Stajkovc, ku uji është larguar dhe ku mund të kryhet dezinfektim, ndërsa sot 16 persona me pompa së bashku me ARM-në kryejnë dezinfektim në Stajkovcë.

Kostovska paralajmëroi edhe dezinfektim të larvave për nerës në varshmëri me kushtet e motit në rajonet e vërshuara nëpër fusha dhe çdo kund ku ka sasi më të madhe të ujit.

Për familjet nga rajonet e vërshuara që nuk mund të vijnë tek informacionet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë përgatitur fletushka në gjuhën maqedone dhe shqipe me informata të sakta se si duhet të veprohet dhe të mbrohen, fletushka që cilat ndahen nga Kryqi i Kuq së bashku me pakon e ushqimeve për banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat