Greqia dërgon sërish ndihma për zonat e prekura nga vërshimet

Maqedonia

Greqia dërgon sërish ndihma për zonat e prekura nga vërshimet

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 19:46
Ilustrim

Maqedonia e ka pranuar dërgesën e dytë me ndihma nga Greqia për zonat e prekura nga vërshimet në vend, ka bërë të ditur Ministria greke për mbrojtje civile.

Ndihma greke kryesisht përbëhet prej pompave portative dhe gjeneratorëve.

Në ndërkohë mediat greke kanë raportuar se misioni i parë në suaza të ndihmës greke ka përfunduar me sukses me ndihmën e shërbimit zjarrfikës grek. Në raportimet e mediave është theksuar se Greqia ka qenë një ndër shtetet e para të cilët i janë përgjigjur kërkesës së Maqedonisë, menjëherë pas aktivizimit të Mekanizmit evropian për mbrojtje civile.

Mediat greke po ashtu raportojnë se grekët janë pritur ngrohtësisht në fshatin Hasanbeg ku mirëseardhje dhe falënderim u kanë shprehur më tepër funksionar të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat