Ekspertët: Partitë kënaqin apetitet, por i kanë harruar qytetarët

Maqedonia

Ekspertët: Partitë kënaqin apetitet, por i kanë harruar qytetarët

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 09:47
Liderët shqiptarë

Arritja e marrëveshjes në mes partive politike për mbajtjen e zgjedhjeve fer në dhjetor, por edhe më tej mbeten disa çështje të pazgjidhura.

Profesori universitar Jove Kekenovski tha se mbeten shumë çështje të hapura rreth Rregullimit të medias, Gjyqi dhe Administrata, por konfuzioni shtesë është emërimi i ri i funksionerëve në MPB që duhet të udhëhiqet nga dy parti.

Edhe mendimi i qytetarëve rreth zgjedhjeve të parakohshme është i ndarë. Një pjesë e tyre janë optimistë se ato do të jenë fer dhe demokratike, por një pjesë e tyre presin se në dhjetor do të ketë atmosferë demokratike, kurse zgjedhjet do të jenë të rregullta.

Përderisa edhe BE e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes politike në mes partive, mesazhi i ekspertëve në vend është se faktori ndërkombëtar nuk duhet ta harrojë, as Marrëveshjen e Përzhinos dhe reformat prioritare të mbetura ku ata thirren si nënshkrues për garantim dhe sukses. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat