Materiale shkollore falas për nxënësit e rajoneve të përmbytura në Maqedoni

Maqedonia

Materiale shkollore falas për nxënësit e rajoneve të përmbytura në Maqedoni

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Nxënësit e rajoneve të përmbytura do të marrin materiale shkollore që do të shpërndahen në ditët në vazhdim. Kjo masë është bërë e ditur nga Qeveria, kurse do të zbatohet nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH).

MASH-ja është në pritje të të dhënave për numrin e nxënësve që do të përfshihen në këtë masë, numër që lëviz nga 3500 në 4000 nxënës. Mësimin e ndjekin në 14 shkolla, shumica e të cilave janë shkolla fillore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat