Një muaj nga përmbytjet, Hasanbegu ende në baltë

Maqedonia

Një muaj nga përmbytjet, Hasanbegu ende në baltë

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 16:48
Përmbytjet në Maqedoni

Hasanbegu mbetet i zhytur në probleme një muaj pas përmbytjeve që prekën rajonin e Shkupit.

Për një muaj me radhë shumë banorë të Hasanbegut nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre që pësuan dëme të mëdha nga vërshimet.

“Rrugët janë katastrofë, kanë dhënë premtime se kanë me i shtruar me tampan asfalt por vetëm premtime kanë dhënë, tash nuk kalohet fëmijët në shkollë”, tha një banor.

Nga gjithsej 5 mijë familje, shteti deri tani ka ndarë paradhënie në shuma simbolike vetëm për 1800 familje, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për dëmin e përgjithshëm material. “

Banorët e Hasanbegut thonë se ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i vogëlushes Elife Fejzullahu e cila u zhduk natën e përmbytjeve.

Më tej, ata ankohen se një muaj pas vërshimeve situata në vendbanimin e tyre nuk ka ndryshuar.

Në përmbytjet që goditën një muaj më parë rajonin e Shkupit humbën jetë 23 persona, mijëra banorë ngelen pa kulm mbi kokë, u dëmtuan shumë shtëpi, rrugë dhe të paktën mbi 3 mijë vetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat