Skadon afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet

Maqedonia

Skadon afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 10:33
ilustrim

Sot skadon afati i fundit që është caktuar nga Qeveria e Maqedonisë për paraqitjen e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 6 gushtit në zonat e Shkupit.

Vërshimet duhet t’i paraqesin banorët nga vendbanimet Stajkovc, Hasanbeg, Inxhikovë, Ekonomi, Çento, Brnjarc, Straçincë, Viniçe, Creshevë, Bullaçan, Rrugën e Rashtakut, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Shipkovicë.

Të gjithë personat nga këto vendbanime të cilët ende nuk i kanë paraqitur dëmet nga vërshimet, sot përfundimisht me fundin e orarit të punës, në orën 16:30, këtë mund ta bëjnë në komunat Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Tetovë, apo, ndërkaq në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Gazi Babë dhe Tetovë.

Qeveria, me kërkesë të qytetarëve të dëmtuar, tashmë njëherë e prolongoi afatin përfundimtar për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet./MIA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat