Spasovski: Gjuha shqipe është e rregulluar me Kushtetutë

Maqedonia

Spasovski: Gjuha shqipe është e rregulluar me Kushtetutë

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 15:32
Oliver Spasovski

Për LSDM-në, Kushtetuta dhe ligjet në fuqi janë kornizë e mjaftueshme për rregullimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, por sipas tyre këto norma juridike nuk po implementohen. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, njëkohësisht ministër i brendshëm teknik, Oliver Spasovski, tha se nuk ka nevojë për ndryshimin e ligjeve dhe kushtetutës, por zbatimin e tyre.

“Çështja e gjuhës është e rregulluar me Kushtetutën e Maqedonisë dhe ligjet në fuqi, dhe kjo është kornizë e mjaftueshme, vetëm duhet të implementohet”, ka thënë Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat