Eftov: Nuk pres që shqiptarët ta votojnë masovikisht LSDM-në

Maqedonia

Eftov: Nuk pres që shqiptarët ta votojnë masovikisht LSDM-në

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 12:26
Vasko Eftov

Gazetari kontraverz Vasko Eftov ka dhënë një intervistë ku thotë se do të ishte e turpshme që të mos ketë zgjedhje.

Ai thotë se çdo krizë politike mund të zgjidhet në dy mënyra, përmes rrugës dhe përmes zgjedhjeve, ndërkaq secili shtet normal, i zgjidh problemet dhe konfliktet në zgjedhje.

Sipas tij, LSDM-ja është përqëndruar në votat e shqiptarëve dhe strategjia e tyre është që të shndërrohen në parti që më së shumëti do të votojnë shqiptarët, por nji gjë e këtillë nuk është e mundshme, pasi që në Maqedoni vazhdon votimi etnik.

Eftov nuk pret që shqiptarët ta votojnë masovikisht LSDM-në, pasi që në popullësinë e Maqedonisë që me mendimet e tyre civilizuese, kulturore dhe politike, madje edhe ekonomike, ka një ndasi dramatike, ashtu siç ndahet uji nga vaji, pra nuk përzihen dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat