Përqafësim jo i kënaqshëm i shqiptarëve në Inspektoriatin e tregut në Maqedoni

Maqedonia

Përqafësim jo i kënaqshëm i shqiptarëve në Inspektoriatin e tregut në Maqedoni

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 12:08
Ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Tregut dalëngadalë po zbrazet nga shqiptarët. Këtë e konfirmojnë të punësuar brenda këtij institucioni të cilët dëshmojnë se gjendja më alarmante është në njësinë rajonale në Shkup.

Sipas të dhënave, në këtë inspektorat kanë ngelur vetëm tre inspektorë shqiptarë nga gjithsej 21, që në përqindje është 14%. Një inspektor tjetër është sjellë nga Tetova në Shkup, por siç mësojmë, vendimi i tij i punës është vetëm për një periudhë të caktuar disa mujore.

Gjendja edhe më alarmante është hierarkinë drejtuese. Në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Njësinë Rajonale Shkup, nuk ka asnjë udhëheqës shqiptar dhe as udhëheqës të njësive. Të dhënat zyrtare të publikuara edhe në raportin e vjetor të Avokatit të Popullit vitin e kaluar, flasin për një përfaqësim të shqiptarëve me 35.8% në këtë institucion.

Por, burimet e Tv Shenja thonë se pjesa dërmuese e shqiptarëve si në nivel republikan, në njësitë rajonale të qyteteve të tjera e veçanërisht në njësinë rajonale në Shkup, janë kryesisht referentë dhe punëtorë teknik.

Edhe vetë raporti i vitit të kaluar të Avokatit të Popullit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, nxjerr në pah se përkundër përqindjes së lartë të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, numri i shqiptarëve në pozicionet udhëheqëse është 11 për qind. Nga 9 pozicione në Inspektoriatin Shtetërorë të Tregut vetëm një është shqiptar.

Disa nga të punësuarit që deri më tani kanë qenë në pozicione të larta, kryesisht në njësinë rajonale të kryeqytetit, mësohet se janë degraduar ose janë risistemuar në pozicione të tjera, ndërsa disa të tjerë kanë lënë punën ose kanë shkuar në disa institucione të tjera pas dëshpërimit nga mosavansimi i tyre edhe pse për vite të tëra kanë punuar në këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat