Fillon festivali i mbledhjes së mollave në Resnjë

Maqedonia

Fillon festivali i mbledhjes së mollave në Resnjë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:18
Mollat

Sipas traditës, banorët e Resnjes këto ditë do të duhet të mbledhin mollat për të cilat janë kujdesur që vitin e kaluar.

Për këtë rast është organizuar edhe festivali ”Jabollkober” që do të zhvillohet për pesë ditë me radhë ku mund të marrin pjesë turistë nga jashtë dhe qytetarë të Maqedonisë.

Përveç koncertit për të rinjtë, do të mbahen edhe disa manifestime kulturore, promovim librash dhe do të ketë shfaqje kulturore.

Gjithashtu, është hapur edhe eco-bazaar ku mbi 40 kompani do të promojnë prodhimet e tyre. Më vonë në këtë bazar do të prezentohen edhe mehanizmat e kompanive që merren me kultivimin e mollave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat