PLD: Ligji për legalizim të kanabisit për qëllime mjekësore nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve

Maqedonia

PLD: Ligji për legalizim të kanabisit për qëllime mjekësore nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 13:57
Ilustrim

Partia Liberal-demokratike e Maqedonisë, si një nga nismëtarët e Ligjit për legalizim të kanabisit për qëllime mjekësore, aspak nuk është e kënaqur nga zbatimi i tij.

“Po vërtetohet droja jonë që Qeveria e OBRM-PDUKM këtë ligj e ka miratuar për interesa të pastra në marrëveshje me industrinë e barërave dhe vetëm për dobi të tyre, ndërsa në dëm të qytetarëve”, thonë nga PLD.

Që nga fillimi i zbatimit të këtij ligji u dëshmuar se është ideuar keq dhe se nuk u ndihmon atyre të cilët më së shumti kanë nevojë për terapi të këtij lloji. Respektivisht në Maqedoni në barnatore mund të gjendet vaj i cili është me tretje dhe sasia e saj aspak nuk është e mjaftueshme për të dhënë efektet e nevojshme. Përkundër kësaj çmimi i shisheve prej 9,000 denarësh është larg nga standardi i qytetarit të Maqedonisë.

PLD në periudhën që vijon do të ofrojë zgjidhje të re ligjore e cila do të jetë në interes të të gjithë përdoruesve të kanabisit, zgjidhje ligjore e cila do tu përgjigjet nevojave të qytetarëve të thjeshtë e jo në veçanti për përfitime të industrisë së ilaçeve”, thuhet në reagimin e PLD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat