Dy shqiptarë nga 20 fituesit e bursës “Boris Trajkovski”

Maqedonia

Dy shqiptarë nga 20 fituesit e bursës “Boris Trajkovski”

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:35
Gjorgje Ivanov

Nga 20 fituesit e bursës “Boris Trajkovski” dedikuar për studime të magjistraturës në universitetin “Shefild” në Selanik, vetëm dy prej tyre janë shqiptarë. Presidenti Gjorgje Ivanov ua ndau bursat 20 konkurrentëve me renditje më të mirë.

“Investojmë në ju me bindje të fortë se do të jeni sipërmarrës dhe menaxherë të mirë, me karrierë të suksesshme, por edhe me përgjegjësi ndaj shoqërisë. Sukseset e juaja në të ardhmen do të jenë sukses edhe i Republikës së Maqedonisë”, tha Gjorgje Ivanov, president i RM-së.

Mirëseardhje bursistëve të ri në Selanik iu dëshiroi edhe drejtori i “Siti Kolexh”, Janis Ververidis. 
“Ju jeni profesionistë me motivim të lartë me kapacitete dhe kualifikime të jashtëzakonshme. Tani, përmes kësaj burse të plotë, keni mundësinë e vetme të shkolloheni në njërin prej universiteteve më të mira në botë”, deklaroi Janis Ververidis, drejtori i “Siti Kolexh”.

Bursat “Boris Trajkovski” ndahen për të shtatën herë në nder të ish presidentit. Kandidatët e zgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe “Siti Kolexh” marrin bursë të plotë për ti mbuluar shpenzimet në vlerë prej 15 mijë eurove

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat