Çerdhet e dëmtuara nuk riparohen, ministria hesht

Maqedonia

Çerdhet e dëmtuara nuk riparohen, ministria hesht

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 15:33
Ilustrim

Tre javë pas tërmetit që goditi rajonin e Shkupit, çerdhet që rezultuan si më të dëmtuarat nga kjo fatkeqësi natyrore “Borbardha” dhe “11 tetori” ende nuk janë riparuar. Objektet e dy çerdheve kanë ngelur në gjendjen sikur tërmeti të kishte ndodhur dje.

“Gjendemi në hapësirat e objektit kryesor të çerdhes “ Borbardha”, siç mund ta vëreni prapa meje dyert janë të mbyllura që tregon se kjo çerdhe është jashtë funksionit ”.

Derisa punimet për riparimin e dëmeve nuk kanë filluar ende, fëmijët që janë të regjistruar në këtë çerdhe detyrohen që të shkojnë tek objekti tjetër i këtij kopshti, i cili nuk ka hapësira për zhvillimin e aktiviteteve ditore të fëmijëve. E njëjta ndodh edhe me çerdhen “11 tetori”. Javë më parë ministrja e Punës dhe Politikë Sociale tha se ky dikaster ka siguruar mjetet për riparimin e dëmeve në çerdhe.

“Kërkuam të marrin raportin nga instituti për tërmete cili edhe ka bërë hetimin në çerdhe dhe ka konstatuar shkelje të mëdha në vetë objektin që duhet të rinovohet, ndërkohë ministria e Punës dhe Politikës sociale ka siguruar fonde dhe nga dita e sotme do të fillojmë procedurën për të gjetur investitorin që duhet të sanojë çerdhen”, tha Frosina Remenski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Por pavarësisht një deklarate të tillë, ende nuk vërehen shenja të fillimit të punimeve të këtyre objekteve. Ndryshe, Alsat për dy ditë me radhë kërkoi sqarim nga kjo Ministri se çfarë por ndodh që rikonstruimi po vonohet, por përgjigje nuk morëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat